ZGJIDHNI NJË NGA FIGURAT DHE ZBULONI SE ÇDO TË THOTË AJO PËR PERSONALITETIN TUAJ

Mënyra se si ne e mbajmë telefonin kur nisim të shkruajmë apo lundrojmë në internet tregon shumë për personalitetin tonë.

Disa shprehi fitohen me kohën, e të tjera i bëjmë në mënyrë të pavetdijshme.

Ka disa momente ku ne ndihemi të tensionuar, apo kemi shumë punë dhe natyrshëm lind nevoja e mbajtjes së telefonit me dy duar.

Ashtu sikur ka persona të cilët e përdorin në mënyrë perfektë veç me një dorë.

Ju tregojmë se si lidhet mënyra e mbajtjes së telefonit me personalitetin e gjithkujt.

1.Mbajtja e telefonit me një dorë dhe përdorimi me gishtin e madh të po asaj dore

Nëse përdorni telefonin në këtë mënyrë ju jeni padyshim një njeri i lumtur dhe i lirë.

Jeni të sigurtë në vete dhe keni besim në idetë dhe veprimet tuaja.

Ju pëlqejnë të zbuloni gjëra të reja dhe jeni shumë abiciozë.

2.Nëse telefonin e mbani me të dyja duart dhe me gishtin e madh veproni     

Kur mënyra e shpesht që ju zgjidhni është kjo atëherë tregon se ju jeni të mençur, të vëmendshëm dhe intuitave.

Jeni të ndjeshëm ndaj personave të tjerë dhe i analizoni ata me vëmendje dhe inteligjencë.

Mirësjellja e tepërt me njerëzit është shpesh ajo që ju lëndon, pasi ata e marrin për dobësi këtë gjest.

3.Nëse përdorni njëkohësht të dyja duart dhe të dy gishtat e mëdhenj

Ju jeni një njeri me mendje të mprehtë, analizoni dhe veproni në një kohë të shpejtë për gjithçka ju kërkohet mendim.

Përshtateni me këdo dhe jeni tokësorë.

Për çdo problem ju keni një zgjidhje të menjëhershme dhe jeni tipi që keni shumë shoqëri falë vetive dhe gjindshmërisë tuaj.

4. Mbani telefonin me një dorë dhe veproni me gishtin tregues të dorës tjetër

Ju keni përherë diçka për të thënë, dhe jo diçka të pa menduar.

Jeni unik dhe të tjerët ju vlerësojnë për origjinalitetin.

Nuk ju mungon sensi juaj i humorit dhe jeni mjaftueshëm inteligjent./allnews al

Author: admin