Shpërthimi i skandalit me publikimin e të dhënave private, sa vjen dhe zgjerohet.
Sot ka qarkulluar po në të njëjtin format në excel, një databesë me targat e mbi 6 mijë qytetarëve.
Pas hedhjes në publik të të dhënave si identiteti, numri i ID, numri i telefonit, paga dhe nipti i institucion që paguan, sot janë shpërndarë targat.
Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje edhe personin kyç, emri i së cilës u servir nga media pranë kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa ky i fundit në një konferencë për shtyp, qetësoi qytetarët se do të marrë masat e duhura që një situatë e tillë të mos ndodhë më, por u justifikua edhe me slloganin se këto ndodhin të gjithë botën duke aluduar për sulme kibernetike.
Në kohën që Rama fliste, në publik u hodhën pagat e muajit Prill të këtij viti.