Çështja e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ngjallur mjaft interes, debate, akuza dhe shumë padi në prokurori rreth manipulimeve që janë kryer në Shoqatat Rajonale.
Këto tema janë diskutuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ora Sport” në Ora News.
Gazetari Fatjon Baze ka komentuar rreth problemeve që kanë shoqëruar këtë proçes dhe ndëryrjeve politike.
“Tensioni është i dukshëm nga të dy palët, ku njëra kërkon që të zhvillohen zgedhje të lira, ndërsa një pal tjetër të vijojë më rrugën e manipulimit. Zgjedhjet në Federetën Shqiptare të Futbollit kanë vdekur që në vitin 2002 kur Armando Duka është zgjedhur për herë të parë president.
Meqë përmendet shumë cështja e politikës, Armando Duka është një njeri që fal politikës duke pasur gjithë mbështetjen e pushtetit të atëhershëm, të vëllait të tij që e ka pasur deputet arriten ta rrëmbejne FSHF-në në vitin 2002. Që prej asaj periudhe zgjedhjet e lira në FSHF kanë vdekur”, u shpreh Fajon Baze ku në vijim komentoi dhe fjalorin që është përdorur nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nga Sulejman Mema zyratri i FSHF-së.
“Nuk jam dakord me gjuhën që është përdoru nga Z. Veliaj edhe pse takimi që ai ka pasur me shoqatat ka qenë i gjithi privat. Megjithate jemi përballë një fakti që duhet ta pranojmë që Veliaj ka kërkuar një ndjesë publike për fjalët e tij.
Ndërsa gjuha e përdorur nga Sulejman Mema është akomë më e rëndë dhe me fyese në krahasim me të Veliajt.
Dhe për atë gjuhë të rëndë Mema ende sot nuk ka kërkuar një ndjesë dhe kjo tregon shumë…”, u shpreh ai.
Kujtojmë që fjalët që Sulejman Mema përdori ndaj palësh kundërshtare ishin: “Kush po ua q* ropt këtyre”.
Në fund sa i përket ndeshjeve të Kategorisë Superiore, Fatjon Baze u shpreh se Tirana me lojën e zhvilluar dhe fitoren e merituar ndaj Kukësit ka hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion. /Gazeta SPORT/