Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako do të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 6 mars.
Lajmi konfirmohet nga burime brenda kryesisë së PS në këtë qytet, e cila zhvilloi mbledhjen një ditë pasi Ilir Meta dekretoi datën.
Mësohet po ashtu se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa PS e Durrësit ka deklaruar se Sako ka menazhuar me seriozitet periudhën pas tërmetit.
Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e drejtoreshës se shërbimeve publike ne bashkinë Durres.
Durrësi që prej fund nëntorit 2019 është pa kryetar bashkie, sepse kryebashkiakja Valbona Sako dhe dorëheqjen vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.