Sali Berisha ka publikuar qëndrimin e komisionit të rithemelimit të PD-së në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarësia dhe nuk do të vendosen nga ai, kryesia apo dikush tjetër. Në hapësirën e komenteve ai ndan 6 pikat ku pozicionohen në këto zgjedhje.
“Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë. Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët.
Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë. Qytetari vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër”.
Duke e konsideruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve me primaret në SHBA, Berisha thekson se ky do të sjellë rezultatet më të mira, ndërsa fton të gjithë anëtarët të jenë pjesë e këtij procesi.
“Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.
I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.
Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës”, shprehet Berisha.
Postimi i Berishës
Të nderuar miq, më lejoni që në hapësirën për komente të tregoj pozicionin tonë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit
1. Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.
2. Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.
3. QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.
4. Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.
5. I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.
6. Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës.