Zgjedhjet e 5 marsit dhe sfidat e shqiptarëve në Malësi

Nga Jehona e Malësisë

 

Të dashur bashkëkombas,

Malësia gjendet përballë një sfide të re në aspektin e zgjedhjeve të ardhshme lokale të 5 marsit. Armiku ynë veçse e ka filluar fushaten e pistë kundër shqiptarëve dhe po tenton të shlyej historinë tonë te lavdishme, përgjigja jonë më ë mirë është shkuarja masive në zgjedhje në Malësi, ashtu siç kemi bërë para 4 viteve. Ata edhe para 4 viteve na kanë nënvlerësuar duke na etiketuar me terme pezhorative. Por, le t’u tregojmë atyrë se dashuria jonë për atdheun është shumë më e madhe se urrejtja e tyre dhe afiniteti i tyre për shërbimet sekrete dhe presionet institucionale. Siç thoshte Sami Frashëri: “Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë”, prandaj nuk ka top as nuk ka kala që mund ta pengojë shkuarjen tonë në Malësi dhe fitoren e shqipëtarëve. Është përgjegjësi e jona dhe obligim moral dhe kombëtar që në numra shumëfishor të shkojmë në atdhe, në tokën ku kemi lindur, në tokën e prindërve tanë, në shtëpinë tonë që të votojmë vetëvetën dhe identitetin tonë – Forumin shqiptar. Le të mbështësim dhe suportojmë gjakun tonë, vellezërit dhe motrat tona në Malësi, në mënyrë që t’i nxisim brezat e rinj që të punojnë për çeshtjen kombëtare dhe të vazhdojnë misionin e shenjtë patriotik të At Gjergj Fishtës dhe Hafiz Ali Korçës. Që nga dita e parë që shqiptarët e morën drejtimin e administratës lokale, Malësia ka përparuar në çdo aspekt dhe në çdo fushë. Malësia prap frymon shqip, punon dhe mendon Shqip. Komuna e Malësisë në krye me zotin Nik Gjeloshaj ka bërë një punë fantastike gjatë këtyre 4 viteve duke e zhvilluar dhe avancuar Malësinë si nga ana ekonomike, infrastrukturore, kulturore dhe kombëtare. Dhe, çka është vitale, tani në Komunë flitet shqip, në dallim nga koha e errët e pushtetit të mëparshem kur neve nga diaspora na duhej që me përkthyes të shkonim për të kryer ndonjë nevojë të thjeshtë në Komunë. Prandaj, e dashur diasporë, le ta mbajme amanetin e toarve tonë, t’i ja shtrijmë dorën vendlindjes sonë, le t’i ja shtrojmë dorën identitetit dhe pragut të shtëpisë sonë. Siç thoshte i madhi Faik Konica: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”, prandaj ejani që me 5 mars të gëzojmë dhe të festojmë të gjithë së bashku me fitorën e Forumit shqiptar, duke e vulosur, një herë e përgjithmonë se Malësia ka qënë, është dhe do je jetë vetëm shqiptare!

Ju thërret gjaku i të parve, besa dhe ideali dëshmorve, e ardhmja e femijve tonë dhe krenaria e Malesorve që sakrifikuan shumë për flamur dhe atdhe!

I huaji don te bëhet Zot në shtëpine tonë, dhe gjaku I gjithë atyre që u flijuan që Malësia te mbesin Shqiptare ju obligon që te sakrifikoni dhe me çdo kusht mbani amanetin e tyre!

“Më mirë me dekë nën dhe’ m’u kja, se për t’gjallë me mbetë nën shkja.”

Author: morevesh