Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një konferencë shtypi ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë vendit të tij.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt e të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni aeroplanë”, tha ai.
“Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, ka shtuar Zelensky.
Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët./albeu.com/