Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje ushtarëve rusë që të “shkojnë në shtëpi”, duke dalë me një mesazh të fortë paralajmëruese se i pret vdekja ose robërit nëse tentojnë të vazhdojnë pushtimin e urdhëruar nga Putini.
“Po bëhen thuajse dy javë që ne po rezistojmë. Dy javë që ju treguan se ne nuk do të dorëzohemi. Se do të luftojmë derisa të rimarrim tokën tonë dhe do të jemi plotësisht përgjegjës për të gjithë njerëzit tanë që na keni vrarë. Për fëmijët e vrarë,” tha Zeel në një mesazh video para pak minutash, raporton noa.al duke cituar agjencinë ukrainase të lajmeve Interfax.
Zelensky thotë se ushtarët rusë e kanë edhe një shans që mos vdesin: “Mund të shpëtoni akoma. Nëse thjesht ikni, largoheni prej këtu”, – tha Zelensky.
Njëkohësisht ai u ka kërkuar ushtarëve “të mos u besojnë komandantëve të tyre kur u thonë se keni ende shanse në Ukrainë.”
Në fund, Zelenski ka paralajmëruar: “Asgjë nuk ju pret këtu. Përveç robërisë ose vdekjes, asgjë tjetër nuk ju pret”. /noa.al