Zbuloni kush janë 10 meshkujt më të bukur në botë

Prej pak kohësh në internet është nisur një votim për meshkujt më të bukur në botë. Kandidatët janë zgjedhur nga njerëz të thjeshtë në rrjetet sociale. Në listë kanë qenë 100 meshkuj dhe është kërkuar të votohet për secilin. Ja kush janë ato që ja dolën të bëjnë pjesë në 10 meshkujt më të bukur, votuar nga e gjithë bota:

Michael B. Jordan, aktor
Michael B. Jordan është një aktor i njohur. Për shkak të rolit të tij si boksier i është dashur të hajë ushqime të shëndetshme dhe të bëjë shumë ushtrime fizike.

Çagatay Ulusoy, aktor dhe model
Prindërit e Çagatay janë nga Bosnia dhe Bullgaria, kjo shpjegon pamjen e tij. Kur ka qenë në gjimnaz ka luajtur basketboll, por shoqëria gjithmonë i thoshte të merrte mësime aktrimi. Sot është një nga aktorët më të njohur në Turqi.

Henry Cavill, aktor
Roli i tij në filmin “Batman v Superman: Dawn of Justice”, i solli një ngritje totale në karrierë. Ai është një aktivist që mbron të drejtat e kafshëve dhe flet 4 gjuhë.

William Levy, aktor
William Levy ka kohë që bën pjesë në lista të tilla. Ai ka qenë një emigrant nga Kolumbia. Fillimisht fitoi bursë, më pas kurseu para për të bërë kurse aktrimi. U bë i famshëm pasi mori pjesë në “Dancing With The Stars”.

Tony Mahfud, model
Tony Mahfud filloi si një fotograf profesionist që ekspozonte punët e tij në ‘Instagram’, por tërhoqi shumë vëmendje. Tani është i ndjekur nga e gjithë bota.

Marlon Teixeira, model
Modeli brazilian e quan veten dembel që pëlqen të bëjë sërf më shumë se çdo gjë tjetër. Në vitin 2008 ai bëri paraqitjen e parë në një sfilatë në Paris.

Maxi Iglesias, aktor
Përpara se të bëhej aktor, ai ishte një DJ i famshëm. Karriera e tij ka filluar me role të vogla.

Jamie Dornan, aktor
Jamie Dornan ka lindur në Hollywood dhe fama e tij mori një rrugë tjetër nga roli në filmin “Fifty Shades of Grey”.

Zayn Malik, këngëtar
Karriera e Zayn Malik ka nisur nga X Factor. Fillimisht me grupin e njohur “One Direction” e më pas si solist.

Kim Taehyung, këngëtar
Kim Taehyung është një këngëtar korean i cili duket si një engjëll. Ai është shumë energjik në skenë dhe shumë emocional, ndoshta prandaj ka fansa nga e gjithë bota.

Author: admin