Zbuloi se është steril, biznesmeni ofron para për të gjetur me kë i ka gruaja tre fëmijët

Bashkëthemeluesi milioner i MoneySupermarket.com zbuloi se tre djemtë që mendonte se ishin të tij, vinin nga një tradhti në martesë. Për këtë arsye ai ka ofruar 50 mijë paund shpërblim për të gjetur identitetin e vërtetë të babait të tyre.

Richard Mason, 55 vjeç – zbuloi nga mjekët në vitin 2016 se ishte steril dhe nuk mund të bënte fëmijë. Në këto momente ai iu tha mjekëve se po gabonin sepse ishte babai i 3 djemve. Por pasi u bind nga shpjegimi i mjekëve, kërkoi zbulimin e identitetit të babait të tre fëmijëve që besonte se ishin të tij.

Pas mohimeve fillestare, ish-bashkëshortja e tij, Kate, pranoi një marrëdhënie jashtëmartesore me një koleg në martesën e tyre 20-vjeçare, por refuzoi ta emërojë atë si babanë e fëmijëve sepse gjithmonë kishin përdorur masa mbrojtëse.

Biznesmeni milioner tha se zbulimi i të vërtetës i tronditi atë dhe se për një moment kishte menduar edhe vdekjen, por tani po planifikon që të shkruajë një libër për përvojën e tij.

Më i madhi prej djemve është 23 vjeç dhe një biznesmen i hershëm, ndërsa binjakët 19-vjeçar janë në universitet. “Unë ende i konsideroj ata si djemtë e mi edhe pse unë nuk jam babai i tyre biologjik dhe i dua shumë”, shtoi ai.

Dy nga tre djemtë refuzojnë të flasin me të, por një prej tyre kohët e fundit e kontaktoi për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen.

 

El conmovedor pedido del multimillonario que después de 20 años de criar a  3 hijos se enteró de que toda su vida había sido infertil - Infobae

 

Author: admin