Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Lorenc Hasrama, ish-konkurrenti i BBV që zgjodhi me dëshirë të linte shtëpinë e vëllait të madh.
Ai pohoi sërish në studio se gjendja jo fort e mirë emocionale ishte arsyeja kryesore pse vendosi të linte këtë rrugëtim.
Lorenci po ashtu pranoi se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën.
Ai tha se i ka kërkuar falje nga brenda shtëpisë Sabianit, por edhe të dashurës aktuale.
“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci.
I pyetur nga Bieta se kë sheh në finale, ai përmendi Luizin, Efin, Visin dhe Kristin ose Dean.