Luizi e ka nisur ditën pas prime duke qarë. Ai është parë këtë mëngjes i vetëm në verandë me sytë e përlotur. Kjo është e disata herë që Luizi shfaqet i përlotur mëngjeseve.
Disa komentues shkruajnë se atë e ka marrë malli për familjen dhe shprehen të indinjuar që Luizit nuk i është bërë ndonjë surprizë deri tani.
Ndërkohë para priem të mbrëmshëm u përfol që për Luizin do të kishte një surprizë të bukur nga nëna e tij, e cila jeton prej vitesh në Amerikë. Ajo i ka dërguar një letër të birit dhe një mesazh të shkurtër me video, por produksioni ende nuk ka vendosur kur do ia tregojë Luizit.
Thuajse të gjithë banorët e vjetër kanë marrë këto jave një surprizë nga familjarët e tyre, vetëm Luizi jo. Arsyeja është e cuditshme. Të mendosh që Luizi i ka kërkuar disa herë publikisht produksionit t’i thonë ndonjë gjë për nënën e tij por këta të fundit kanë heshtur.