Zbulohet sjellja e çuditshme e Dani Alves/ Nata e parë në paraburgim

Dani Alves u arrestua të premten në mbrëmje, pasi kreu i Gjykatës Ekzaminuese të Barcelonës numër 15, Concepcion Canton, dekretoi paraburgim të përkohshëm pa lirim me kusht, kjo për shkak se ish-lojtari i Barçës akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje në tualetin e një klubi në Barcelonë, në natën e 30 dhjetorit.



Ndërsa ka kaluar natën e parë në paraburgim, mediet spanjolle raportojnë se Alves u trondit emocionalisht ndërsa ndodhej pas hekurave, duke u treguar shumë i heshtur kur iu ofrua t’u përgjigjej pyetjeve, duke mos e ndihmuar aspak veten me këtë sjellje.

Alves, i cili kishte udhëtuar në Meksikë pas ngjarjeve të 30 dhjetorit në Barcelonë, këto ditë u kthye në kryeqytetin katalanas për shkak të sëmundjes së rëndë të vjehrrës së tij, e cila në fund vdiq.

Author: morevesh