Këshilltari i presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliyak ka thënë se më 4 mars, të dyja dhomat e Parlamentit rus do të mbajnë takime të jashtëzakonshme.
Përmes një postimi në Twitter, ai bën me dije se qëllimi i mbledhjes së ligjvënësve rusë është miratimi i gjendjes së luftës, që do të mundësojë një shkëputje të mëtejshme nga bota e jashtme, do të ndalojë tubimet, si dhe do të vendosë kufizime të tjera financiare.
“Më 4 mars, të dyja dhomat e parlamentit rus do të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme urgjente. Siç e kuptoj unë, vendosja parandaluese e ligjit ushtarak në Rusi është në rendin e ditës- Me ndalim total të të gjitha tubimeve, shkëputje nga bota e jashtme, kufizime të mëdha ushqimore dhe financiare. Evakuimi i atyre që mund ta përballojnë, tani po fillon në të gjithë vendin…”, shkruan ai.