Një dilemë e madhe në reality show të tillë ka të bëjë me daljen e personazheve nga shtëpia. Kush i nxjerr jashtë ato, publiku apo produksioni? Epo, ky është një hall më vete, por një përgjigje për të shuar kureshtjen ne e kemi për të gjithë ju miq besnik të D-Night, që transmetohet cdo ditë jave në Ora News.
Dajana: Kledi, mendon që ishin votat e publikut ato që të nxorën jashtë shtëpisë? Kledi: Unë mendoj që publiku më ka nxjerrë (qesh) Dajana: Po ti Anaid pse kthehesh kundër kamerave?
Kledi: Unë nuk të flas shumë dhe të jap ndonjë koment, thjesht njerëzit e kanë parë dhe ato le ta mendojnë vetë! Dajana: Pra mendon se çdo njeri që del nga aty e nxjerr publiku? Kledi: Kështu do ishte mirë po të ndodhte dhe shpresoj kështu të ketë qenë.
Anaid (ish-fituesi i Big Brother): Ne të dy ishim të ftuar në një emision dhe doli se 70% ose më shumë e njerëzve donin që Kledi të mos dilte. Mbase ato që votojnë nuk janë ato që votojnë në Instagram, mund të jenë disa të tjerë nga një planet tjetër. Video
Trekëndëshi më i komentuar i ditëve të fundit, Bora-Donald-Beatrix, ka shqetësuar shqiptarët si asnjëherë më parë përgjatë një reality-show dhe ka sjellë reagime të pafundme nga publiku. Nga historia e mbyllur tetë muaj më parë me Borën dhe takimi që u duk se risolli një fije shpresë mes ish-çiftit, Donaldi nisi romancën e re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Situata shkoi deri në atë pikë sa një fans i Borës nisi të ofendonte Donaldin dhe Beatrix duke bërtitur me të madhe vetëm disa metra jashtë shtëpisë së “Big Brother”, ndërsa Bora ndërhyri për herë të parë duke i kërkuar publikut të qetësohej. Me reagimin e saj, Bora ka fituar shumë pikë dhe shumë dashuri nga njerëzit.
Kjo situatë ka ngjallur shumë reagime në publik, madje shumë personazhe të njohur kanë dhënë opinionin e tyre për këtë rast. Por, ç’mendon këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, tezja e Beatrix, lidhur me këtë situatë? Për “Kryefjala.com”, ajo i është kundërvënë produksionit për gjyqin që i është bërë dy të rinjve dhe presionin e krijuar prej tyre.