Astrit Patozi i ftuar sot në emisionin ‘Dita Jonë’ teksa komentoi përplasjet brenda PD-së, foli edhe për rolin e Presidentit Meta dhe deklaratat e tij ndaj Bashës.
Patozi u shpreh se Meta ka një rol figuranti në këtë betejë.
“Meta ka një rol figurant në këtë betejë. Ndikimi i tij te demokratët është shumë i zbehtë. Ai është i prirur të anojë nga Foltorja për shkak edhe të problemeve të përbashkëta që ata kanë. Megjithatë, nuk ka ndikim”, u shpreh Patozi.
Sipas Patozit, Meta nuk mund të ketë ndikim në PD, pasi tashmë është Berisha në lojë.
“Meta është në një periudhë që ndjen të ndërhyjë, edhe për historinë e tyre të gjatë. Meta i ka prishur punë fushatës së Bashës dhe sidomos PD.
Në fund kjo është faturë e Ilir Metës. Basha këtë mund ta thoshte gjatë fushatës, jo tani që ra gongu i ndarjes.
Madje dashuria gati e thellë e PD me LSI ka qenë diçka e panatyrshme dhe Basha, por edhe Berisha ka përgjegjësi.
Gjithsesi ndikim në PD tani nuk është sepse Berisha është i mjaftueshëm në këtë nismë”, është shprehur Patozi./korrieri.com.al