Zbulohet gjinia e fëmijës së dytë që po pret Jonida!

Jonida Vokshi do të bëhet nënë për herë të dytë. Këtë lajm kaq të rëndësishëm moderatorja e konfirmoi vetë gjatë hapjes së prime-it të shkuar të “Big Brother Vip Kosova”.




“Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur vetë e dyta,”-u shpreh Jonida.

Së fundmi është bërë me dije edhe gjinia e bebes. Burime për “Prive” bëjnë me dije se moderatorja është në pritje të një djali.

Jonida Vokshi dhe dhe aktori Besnik Krapi janë edhe prindër të një vajze, të quajtur Emi. Shumë shpejt ata do të përjetojnë edhe ndjesinë e të qenurit prindër të një djali.

Nga ana tjetër “Big Brother Vip Kosova” ka nisur tashmë prej disa javësh, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Mes shumë angazhimeve, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilëve iu ka dhënë mundësinë t’i drejtojnë pyetje.

Sigurisht pjesa më e madhe e pyetjeve ishin në lidhje me programin “Big Brother Vip Kosova”, për të cilin kurioziteti nis që nga emri “nysa” që moderatorët kanë përgjedhur për të përshëndetur banorët.

“Çfarë kuptimi ka fjala nysa?”- e ka pyetur një ndjekës Jonidën, e cila sqaroi: “Atëherë, nys përveçse fajlë përkëdhelëse është syn (lexuar nga fundi në fillim) dhe në kosovë përdoret shumë syn (syri), Big Brother ju vëzhgon”.

Author: morevesh