Zbulohet e shkuara e vellait te Arber Hajdarit/ La dy fëmijë me ish gruan për Beniadën?

Ditët e fundit, gjithandej në rrjet po përflitet për çiftin më të ri të mundshëm të shoëbizit shqiptar. Bëhet fjalë për Beniada Nishanin dhe Blerti Hajdarit. Ky i fundit po identifikohet më shumë si vëllai i Arbër Hajdarit duke qenë se është më popullor për publikun.



Për Blert Hajdarin kanë dëgjuar më shumë shikuesit e emisionit “Procesi Sportiv” ku ai është prej kohësh si opinionist, pikërisht edhe emisioni që i solli Beniadën, si kolege, por jo vetëm kaq.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi.

Por në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën. Sipas Panorama Plus Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York.

Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.



Përsa i përket daljes së tyre bashkë në publik, në një nga eventet në Tiranë, nuk ka reaguar as Beniada e as Blerti.

Author: morevesh