Në pritje të çmimit të madh, të gjithë banorët që ndodhen brenda shtëpisë, pothuaj janë shpërblyer.
Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar edhe Iliri mori një njoftim jo pak të rëndësishëm nga Top-Media. Ai do të jetë imazhi i reklamave në ‘Digitalb’.
Megjithatë, Iliri nuk është se iu gëzua edhe aq shumë kësaj oferte.
Kjo për arsye se në një bisedë me Donaldin, ai kishte treguar se ka pasur oferta të shumta sa ka qëndruar në Itali dhe gjithashtu shton se i urren reklamat.
Iliri është finalisti i parë i “Big Brother VIP”, ndërsa Beniada finalistja e dytë e cila u zgjodh në edicionin e mbrëmshëm.
Finalja e madhe është në 18 shkurt dhe deri tani “Vëllai i Madh” nuk i lëviz vendimit të parë, që numri i finalistëve do të jetë 4. Kjo i ka mërzitur pak banorët që kërkuan 5 finalistë.