Disa javë më parë në media u raportua se Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i kanë dhënë fund martesës. Katër vite më parë ata u shpërngulën së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpo së fundmi kompozitori është parë në Shqipëri kurse Mira vazhdon të qëndrojë në SHBA. Po ashtu, dyshja nuk kanë asnjë foto të përbashkët në rrjete sociale dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Sot “Gazeta Panorama” ka zbuluar të tjera detaje nga ndarja e tyre. Historia e ndarjes së tyre ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në SHBA. Raportohet se disa mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.
Një status në Instastory nga Mira së fundmi është interpretuar si një kunjë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Saraçit. “Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.
Vetë protagonistët nuk ka reaguar ende rreth këtyre lajmeve. /News31