Zbulohen prapaskenat e bujshme. Ronaldo i vuri kusht këto dy klube, pastaj e flaku ‘babain e tij sportiv’

“Qëndro te Real Madridi dhe aty do të jesh i mbrojtur. Nëse largoheni do të jetë më keq për ty”. Këto ishin fjalët e Jorge Mendes drejtuar Cristiano Ronaldos përpara se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të largohej nga “Santiago Bernabeu”.

Orfeo Suarez, gazetar i “EL MUNDO” tregoi se si u prish raporti i gjatë historik midis CR7 dhe agjentit të tij të famshëm portugez, pasi ky i fundit nuk arriti ta sistemonte dot në ndonjë ekip të nivelit të lartë këtë merkato dimërore.




“Më dërgo te Bayern Munich ose Chelsea, ndryshe ndahemi”, – pohon Suarez se ishin fjalët e Ronaldos për agjentin e tij. Pas largimit nga Manchester United, Cristiano kërkonte të vazhdonte në Evropë, në ndonjë klub që garon ende në Champions League (fiksimi i tij i madh), por Jorge Mendes nuk arriti të bindë asnjërin prej tyre. Aty ka ndodhur ‘divorci’ mes të dyve. “Ti je i çmendur”, – i tha Mendes.

Largimi i tij nga Real Madridi, pasi nuk rinovoi dot me pagë të madhe sa ajo e Messit, shkaktoi rënien e sulmuesit portugez. Jorge Mendes u përpoq të parandalonte largimin e tij, por Cristiano e injoroi “babain e tij sportiv”, la Real Madridin dhe u transferua te Juventusi e pastaj Manchester United.

Author: morevesh