Publikimi i database të pagave ka zbuluar se biznesmeni italian Francesco Beccheti, vijon të paguajë me rroga të majme drejtorin e televizionit të djalit të Sali Berishës, Andi Bejtja, por edhe analistin Fatos Lubonja.
Paga që italiani i atribuon Bejtes në muaj është afërsisht 18 milionë lekë në muaj, çka përbën përgjithësisht fondin e pagave që një media me shumë punonjës shpenzon në muaj. Duket qartë se televizioni i djalit të Berishës, financohet direkt nga biznesmeni që është akuzuar nga prokuroria kur drejtohej nga Adriatik Llalla për pastrim parash.
Në vitin 2015, Prokuroria e Tiranës do të lëshonte një urdhër-arresti për biznesmenin italian Francescho Beccheti me akuzën e pastrimit të parave, duke sekuestruar aksionet e shoqërive të tij, mes të cilave edhe “AgonSet”, që solli edhe mbylljen e televizionit të tij në Tiranë Agon Channel.
Asokohe, televizioni i tij pati shkaktuar një tronditje të madhe në tregun mediatik shqiptar për pagesat stratosferike të gazetarëve dhe stafit. Por 7 vite më pas, teksa televizioni i njeriut të akuzuar për krime financiare është mbyllur, duket se pagesat e majme nga Beccheti për njerëzit që i qëndruan atij besnikë në këtë projekt, po vazhdojnë ende.
Ky skandal ka dalë në dritë pas publikimit të një database me të dhëna mbi pagat e qytetarëve shqiptarë, në të cilën gjenden edhe 39 individë që kompania “Agonset” vijon të paguajë me shifra stratosferike, mes tyre edhe gazetarë të njohur që vijojnë të paguhen si nënpunës të Becchetit.
Kështu, gazetari Andi Bejtja me pozicionin drejtor departamenti në televizion pranë AgonSet, paguhet me plot 1.849.028 lekë, thënë ndryshe 18 milion lekë pagë mujore.
Lista vijon me analistin Fatos Lubonja, që ka një pagë prej 640.529.000, ose 6 milion lekë dhe pozicionin e punës si këshilltar pranë AgonSet.
Më tej databaza zbulon edhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të televizionit të Becchetit nga konsulentët e sipërmarrjes deri te teknikët apo koordinatorët e zyrave me pagë prej 6 milion lekësh.
Të dhëna të qarta se këto pagesa shkojnë për televizionin e familjes Berisha.
TemA