Janë bërë publike 3 kushtet e vendosura nga Moska zyrtare për të ndaluar sulmet.
Sipas medieve të huaja, kushti i parë është që në Ukrainë të vendoset një kryeministër pro-rus. Në kushtin e Rusisë thuhet se Zelensky do vijojë të jetë president, por me kompetenca më të kufizuara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.
Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.
Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian. Kjo pikë është theksuar më shumë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Rusia do të ndërpresë çdo veprim ushtarak nëse Ukraina pranon kushtet e mësipërme.