Kryeministri Rama ka konsultuar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi profilin e ministrit të ri të Brendshëm, i cili do të zëvendësojë Sandër Lleshin pas dorëheqjes së dhënë.
Kryeministri, Edi Rama dhe Gramoz Ruci, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and lawmaker Gramoz Ruci, during a parliamentary session, which is expected to be voted on judicial reforms.
Kreu i qeverisë ishte në kryesinë e Kuvendit dje në mesditë, me të cilin ka ndarë mendimet se në ministrinë e Brendshme duhet të shkojë një figurë e pakonsumuar në ekzekutiv, i cili nuk do të ketë ngarkesën e drejtimit më parë të një dikasteri.
Burime pranë kreut të qeverisë thanë për gazetën “Panorama”, se Taulant Balla është kandidati më potencial për këtë post të rëndësishëm në këtë situatë, kur ministria e Brendshme është në qendër të ciklonit të revoltës pas vrasjes së 25-vjeçarit, por dhe në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Numri dy në Partinë Socialiste nuk ka në CV-në e tij një përvojë ekzekutive, duke e bërë atë më pak të atakueshëm për menaxhim të fondeve publike apo të tenderimeve. Por, në radhët e maxhorancës, nuk munguan dje dhe emra që mbeten ende kandidatë të mundshëm, si sekretari organizativ në PS, deputeti Arben Pëllumbi, apo ai i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila mund të kalojë në krye të ministrisë së Brendshme dhe në vend të saj të emërohet Damian Gjiknuri.
Mësohet se emrin e ministrit të ri nuk do ta mësojmë para ditës së hënë, kur Kryeministri Rama do ta bëjë atë publik pas një fundjave ku pritet të qetësohet edhe vala e protestës.
Gjatë afro tetë viteve qeverisje, Kryeministrit Rama i është dashur të pranojë dorëheqjet e tre ministrave të tij të brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt për akuzat e ngritura ndaj tyre, i pari si i implikuar me familjarët e tij në trafik narkotikësh, ndërsa i dyti për shkak të vëllait të tij,i cili u dorëzua në Itali për të kryer një dënim të pa ekzekutuar.
Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, por që sipas Lleshajt po kërkohej si sebep për të djegur Shqipërinë.