Zbulimi i tradhtisë së Piqué, publikohet videoja që e shkatërroi përfundimisht çiftin dhe Shakirën

Dëshmi të reja të tradhtisë së Gerard Piqué ndaj Shakirës po shfaqen. Të dy njoftuan ndarjen e tyre qershorin e kaluar, por me sa duket ish-mbrojtësi prej disa kohësh ishte në lidhje me të dashurën e tij aktuale, studenten 23-vjeçare Clara Chia Marti.




Kjo konfirmohet nga video e një interviste që sportisti publikoi në Twitch në gusht 2021. Në video, Pique ndodhet në shtëpinë që ndante me këngëtaren kolumbiane. Aty shihet vështrimi i një vajze bjonde që duket tamam si Clara.

Sipas asaj që tha një burim për “Page Six”, ylli i pop-it, pasi videoja u përhap në internet, do të shkatërrohej fare. Ajo nuk e kapërdiu dot faktin se Marti po vizitonte fshehurazi shtëpinë e saj dhe se marrëdhënia me Piqué kishte muaj që vazhdonte.




Shakira dhe Pique i thanë lamtumirë njëri-tjetrit pas 12 vitesh së bashku. Ata nuk u martuan kurrë, por sollën në jetë dy djem. Së fundi ata arritën marrëveshje në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre Milan dhe Sasha, të cilët tani janë respektivisht 9 dhe 6 vjeç.

Ylli i pop-it është dashur të shpërngulet në Miami me fëmijët, por sipas burimeve të brendshme ajo do të qëndrojë edhe për një kohë në Spanjë për shkak të problemeve shëndetësore të babait të saj 91-vjeçar William Mebarak. Ndërkohë, Pique shkoi për të jetuar me Clara Chia Marti, me të cilën lidhja është bërë më serioze se kurrë ditë pas dite.

Author: morevesh