Wanda Nara ndodhet në Dubai. Ndjekësit e saj u intriguan menjëherë dhe e pyetën për arsyen e udhëtimit të saj. Sipërmarrësja argjentinase ka nisur të postojë fotot e zakonshme nga plazhi, me bikini dhe e relaksuar. Duket gjithçka e qetë para se të shpërthejë një “bombë” e vërtetë.
Sipas informacioneve nga gazetari Jordi Martin i Intrusos, Wanda Nara do ta kishte tradhtuar Mauro Icardin me Keita Baldé, një ish-shok skuadre tek Interi. “Mbrëmë ka pasur një diskutim të jashtëzakonshëm mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës, sipas burimeve të drejtpërdrejta nga ambienti i saj.
Ajo iku në Dubai me një futbollist, ish-shokun e skuadrës së Icardit, – zbuloi gazetari spanjoll Jordi Martin. – Më thonë se ky lojtar është i martuar prej tetë muajsh. Pak pasi u martua ai u takua me Wandën dhe mes tyre pati një flirt.
Keita Baldé udhëtoi në Dubai me ekipin e tij për të luajtur disa ndeshje dhe ajo iku për ta vizituar. Ata qëndrojnë së bashku në një hotel. Ajo që më thonë është se Wanda dhe Mauro po bënin paqe, madje i erdhi në mendje të kthehej në Stamboll me Icardin, por kjo ishte një goditje nën brez për të”.
Jordi Martin ka dhënë detaje se si Mauro Icardi dyshohet se zbuloi pabesinë e Wanda Narës me ish-bashkëlojtarin e tij tek Interi, Keita Baldé: “Icardi zbuloi gjithçka nga lëvizjet e bankomatit të Wandës. E kishte zbuluar më parë përmes kësaj ish të dashurën e tij”.