Kanë arritur të zbresin nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë 129 pasagjerët.
Pas disa orësh pritjeje në det të hapur dhe përmirësimit të kushteve atmosferike, trageti ka arritur të ankorohet.
Mjeti lundrues ishte parashikuar të ankorohej në mëngjes por për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha, nuk ka munduar, pavarësisht tentativave. Tragetit iu këputën të gjithë litarët dhe doli përsëri në det, në pritje për përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Pasi zbritën pasagjerët u shprehën se ishin frikësuar nga ngjarja dhe ishin lodhur nga orët e gjata të pritjes për të zbritur në terminalin e Portit të Vlorës.
“Skandaloze, kur kapiteni i trageti pa detin e trazuar nuk kishte pse nisej nga Brindisi fare, pse të rrinin në det të hapur mbi 10 orë“,-tha një qytetar.
“U lodhëm, mbi 7 orë në pritje për t’u ankoruar. Erdhëm në port po një litar u këput dhe ikëm sërish“,-tha një tjetër.