Politikani dhe sipërmarrësi kosovar Behgjet Pacolli ka mbëritur sot në Thumanë, së bashku me kryeministrin Edi Rama, ku i ka dorëzuar banesat e reja të ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti.
Kryeministri nuk ka humbur shansin që të japë disa urdhëra për vartësit e tij, duke i thënë se i do të mbaruara shtëpitë para vitit të ri.
“Këto për Vitin e Ri duhet të jenë të mbaruara. Për Vitin e Ri të bëjnë të gjithë gëzuar në shtëpi” ishte urdhri i kreut të qeverisë për firmën që po kryen punimet./sot.com.al