Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e aksidentit që ndodhi një natë më parë në Sukth dhe si bilanc pati një viktimë dhe një të plagosur. Videoja është publikuar nga JOQ dhe tregon çastin kur një makinë përplas motorin mbi të cilin ndodheshin dy persona. Të dy bien në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes. Por, ajo që ndodh më vonë është akoma më e rëndë.
Një tjetër makinë përshkron të njëjtin aks rrugor dhe shkel sërish një prej personave që qëndronin të shtrirë në tokë pas aksidentit, pa e vënë re aspak që sapo kishte shkelur një njeri.
PAMJE TË RËNDA/ Si ndodhi aksidenti në #Sukth? Një makinë përplasi motorin me dy persona, tjetra i kaloi sipër pic.twitter.com/XyoWYccF8U
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 4, 2023