Kontratat e landfilleve dhe diegies së plehrave kanë rezultuar mjaft fitimprurëse, jo vetëm për dy pronarë të kompanive të shpallur në kërkim, por edhe për televizione, gazetarë dhe portale. E në fakt nga dosja e prokurorëve janë zbuluar pagesa mujore.
Kështu vetëm për portalin e administruar nga Baton Haxhiu, “Albanian Post”, në vetëm 6 muaj janë dhënë 2.656.800 lekë ose rreth 22 mijë euro.
Më herët opozita në komisionin e posaçcëm parlamentar hetimor por edhe në deklaratat për mediat ka theksuar se këto financime kanë vetëm një qëllim censurimin dhe krijimin e një propaganda pro kontratave të incineratorëve
Për koncesionin e Elbasanit tashmë i arrestuar është ish ministri Lefter Koka, ndërsa mbetet për tu parë se si do të shkojnë hetimet për dosjen e Tirnës dhe të Fierit.
Sipas dokumenteve të CNA pagesa kanë marrë edhe televizione të tjera për të cilat do të publikohen materialet.