Zarfi i zi i çoi në burg, “Vëllai i madh” iu jep mundësinë e lirimit 4 banorëve, por vetëm me një kusht (VIDEO)

Duket se ditëve brenda “burgut” të “Big Brother VIP Albania” për 4 banorët Luiz, Olta, Kristi dhe Armaldo i erdhi fundi.




Pak minuta më parë ka mbërritur një zarf në “burg”.

Teksa u lexua nga Kristi, në zarf bëhej e ditur se tashmë banorët mund të dalin nga dhoma, por me një kusht. Ditën e nesërme gjatë prime-it asnjë prej tyre nuk do të ketë mundësinë të nominojë.

Gjithashtu nuk do të kenë mundësinë për të kontaktuar me “Vëllain e Madh” në dhomën e rrëfimit për shkak se kanë ngritur dyshime për vërtetësinë e lojës.

Author: morevesh