Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.
Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja uron Gjekmarkajn për detyrën e re si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, teksa shton se në vijim do të kemi bashkëpunime të forta mes dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë.
“Kënaqësi të takohesha sot me deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj. I uroj gjithë të mirat në përgjigjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Presim bashkëpunime të forta”, shkruan Yuri Kim