Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut.
Lajmin e ka dhënë vetë Kim në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që lëmë pas, në të cilin pavarësisht COVID ka vijuar punën.
“Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen. Unë i falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, i cili vazhdoi pavarësisht COVID. SHBA mbështet fuqimisht dhe insiston në pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë në Shqipëri”, shkruan Kim në Tëitter.