Ambasadorja amerikanë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, në rezidencën e saj.
Kjo është bërë e ditur nga vetë ambasadorja amerikane, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për angazhimin e shkëlqyer në disa çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke përfshirë format e fuqizimit të institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit dhe investimeve amerikane në vend, nga veriu në jug.
Opozita e fortë është esenciale për demokracinë”, shkruan ambasadorja amerikane.
Mesazhi i saj është një thumb i fortë për Sali Berishën, që është shpallur non grata nga SHBA pikërisht për korrupsion.
Dhe ishte Basha, ai që e ndihmoi SHBA-të për ta hequr qafe Berishën.
Ky i fundit madje pretendon se Basha ka lobuar në SHBA, që ai të shpallet non grata.