Ambasadorja Yuri Kim, ka zgjedhur që një pjesë të ditës së diel ta kalojë në shoqërinë e gazetarit Sokol Balla.
Të dy kanë bërë një shëtitje në parkun e liqenit dhe kanë ndarë fotografitë në rrjetet sociale.
“Është bukur ta mbyllësh fundjavën me një ecje rigjallëruese rreth liqenit me Sokol Ballën”, shkruan ambasadorja.
“Duke marrë ajër dhe mendime të pastra. Faleminderit ambasadore që hoqe “ndryshkun” nga këpucët e mia!”, shkruan Balla.
Kim i shpenzon fundjavat në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku nuk mungojnë takimet me gazetarët. Pak kohë më parë ajo u pa në shoqërinë e gazetares Mira Kazhani dhe të Anjeza Majës, punonjëse në ERTV-në e kryeministrit.