Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas dënimit të Saimir Tahirit.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kim përshëndet vendimin e organeve të drejtësisë.
“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, nënvizon Yuri Kim.