Ylli Limani është padyshim një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në Shqipëri dhe më gjerë.
E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Së fundmi Yll Limani dhe regjisori i “BBV2”, Eduart Grishaj kanë postuar një foto me njëri-tjetrin, ku Eduarti ka shkruar një këshillë drejtuar artistit në lidhje me nominimet e kuptohet menjëherë që bëhet fjalë pë “BBV”. Nuk dihet ende nëse Ylli do të jetë një banor i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri apo thjesht të dy kanë dashur të ngacmojnë pak ndjekësit.