Në Fan Club ka ardhur për të komentuar situatën mes Beatrix dhe Donaldit, Xhoi Jakaj, shoqja e ngushtë e mamasë së Beatrixës, një person që e një mjaftë mirë këtë të fundit.
Ajo i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dënojnë me dënime kolektive, ndërsa shton se një dashuri e re fillon kur ka mbaruar një e vjetër dhe sipas saj sot Beatrix shijon një dashuri të re që ka lindur.
“Larg dhunës. Unë kam drejtuar dikur burgun e grave dhe prandaj pranova se aty gjithçka vëzhgohej me kamera dhe kam arritur ti mbroj ato gra kur ishin të sulmuara nga e gjithë bota. Dashuria nuk është krim. Sot dua që gjithë njerëzve që kanë derdhur lum urrejtjesh në rrjete duhet t’i kthehen vetes, nëse zgjoheni në mëngjes si do nisë dita për ju.
Kam folur dhe i ka dhënë mbështetje mamasë së Triksës. Triksa është një vajzë me të gjitha anët pozitive që duhet të ketë një vajzë shqiptare. Mos dënoni se dashuroi.
Është një reality shoë, pranojini këta njerëz siç janë dhe pranojeni atë puthje. Ajo është një gjë e bukur për tu parë dhe nuk e kuptoj pse gjithë ky mllef. Ajo ka një vëlla që e mbron dhe i jep kurajë në të gjithë aktivitetin e saj artistik. Opinioni nuk duhet të dënojë me dënime kolektive një dashurie që ka lindur aty brenda.
Një dashuri e re fillon kur ka mbaruar një e vjetër. Sot Beatrix shijon një dashuri të re që ka lindur”, tha Jakaj.
Top Channel