Detaje të reja nga vrasja horror në Gramsh.
Në dëshminë e tij Xhevit Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë. Horri dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 74 vjeçe.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.
Ai dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor. Në dëshminë e parë, ai tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur.
Sinani vrau gruan e tij, Zeqine Sinanin, 74 vjeçe brenda banesës dhe më pas vëllanë e tij, Shaqir Sinani, 73 vjeç. Pasi vra gruan e vëllanë, 80-vjeçari mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes në banesë. Më pas, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.
Krimin e dyfishtë, 80-vjeçari e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Më pas u arratis për t’u kapur pak orë më pas nga policia.