Xhensila Pere së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, në RTV Ora ku ashtu siç pranoi ajo ka qenë dalja televizive më e sikletshme deri tani.
Si pjesë e një loje nga moderatorja Ester Bylyku, Xhensila ka shkëmbyer mesazhe +18 me disa nga emrat më njohur të tregut shqiptar, si Olsi Bylyku, Enca, Drilon Hoxha, Matolale etj.
Në mesazhin me aktorin e humorit Olsi Bylyku, bisedat me të cilin janë publikuar, Xhensila i kërkon atij t`i bëjë masazh dhe i thotë se i ka munguar shumë.
Përgjigja e Olsit ishte epike, madje ai ka treguar edhe një detaj sekret të Xhensilës.