Moderatorja shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive për revistën “Who”.
Ajo i ka habitur të gjithë, me një vendim shumë të rëndësishëm rreth jetës së saj.
Xhemi ka treguar se ka hequr dorë nga televizioni dhe nuk do të kthehet pas, vetëm nëse ndodh ndonjë çudi shumë e madhe.
Ajo është shprehur se nuk ka më ambicie që të bëjë programe të tjera dhe nuk e tërheqin më.
Përgjatë kësaj periudhe, Xhemi është fokusuar te familja e saj, me të cilën kalon dhe pjesën më të madhe të kohës tani që nuk është më në ekran.
Pjesë nga intervista:
“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe. U tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Direkt “jo”.
Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më.
Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi. Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do jemi mirë”.