Welcome to Albania/ 13-vjeçari që iu bën zbor numrave dhe jeton në varfëri

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Ermis Arra, 13 vjeçari që konsiderohet si gjeni në matematikë.




Ai arrin të bëjë veprime matematikore pa makinë llogaritëse në një kohë shumë të shpejtë.

E për këtë u testua edhe live në studio, duke ia dalë me sukses.

Për fat të keq, familja e Ermisit jeton në kushte të vështira ekonomike.




I pyetur nga Bieta, ai tregoi se kishte nevojë për një laptop për të ndjekur mësimet online.

Author: morevesh