Në ditën e Shën Valentinit, Wanda Nara donte të ndante një mesazh dashurie në profilin e saj social. Një mesazh i thellë nga Nara, i cili na kujton se sa e rëndësishme është të mos harrojmë dashurinë për veten.
“Dashuria e parë e çdo njeriu duhet të jetë për veten e tij. Ditë të mbarë për të gjithë ata që ndiejnë apo janë gati të ndiejnë përsëri dashurinë, duke mos harruar kurrë se gjëja më e rëndësishme është vetja e tyre”, shkruajti Wanda Nara duke postuar disa foto tejet seksi. Bukuroshja e njohur është ndarë nga Mauro Icardi para pak muajsh, duke lënë prapa kështu një histori të bukur që zgjati për shumë vite.