Wanda Nara dhe intimiteti me L-Gante e Maxi Lopez; fraza pikante që shkatërron Icardin

Deklaratat e Wanda Narës nuk kalojnë kurrë pa u vënë re. Sipërmarrësja argjentinase e intervistuar nga revista “Caras” ka folur për jetën e saj dhe po ashtu i është rikthyer ndarjes nga futbollisti Mauro Icardi.




Për këtë të fundit, aktualisht pjesë e Galatasaray, një fjali ka fituar edhe kopertinën e revistës së Amerikës së Jugut: “Burrat vdesin për një grua të pavarur, mahniten nga një grua e fuqishme, por pakkush mund t’i qëndrojë pranë dhe ta mbajë atë pa i prerë krahët”.

Në intervistën e Wanda Narës me “Caras”, argjentinasja zbulon disa intimitete në lidhje me jetën e saj të dashurisë, veçanërisht në lidhje me L-Gante. Për reperin 22-vjecar ajo thotë se “ndihet i dashuruar dhe argëtohet shumë”.

Më tej, në Argjentinë ka shkaktuar shumë diskutime një afrim mes Wanda Narës dhe ish-burrit të saj, Maksi Lopez. Çifti ka tre fëmijë dhe duket se pas disa vitesh luftë të hapur, janë marrë vesh për hir të atyre që kanë sjellë në jetë.

Author: morevesh