Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar sulmin me armë ndaj Top Channel, ku si pasojë e të shtënave humbi jetë roja i sigurisë Pal Kola.Për gazetaren Deni Turhani, Softa tha se ky është një sulm ndaj medias në tërësi dhe fjalës së lirë.
Sipas Softës, vrasja e rojës është aksidentale teksa shtoi se është një ngjarje që tremb cdo gazetar apo punonjës të medias.
Softa: Nuk është fjala ndaj nje tv por kjo është ndaj medias në tërsi. Kjo është ndaj fjalës së lirë, ndaj linjës editoriale, duhen parë arsye pse është zgjedhur ky tv. A është për linjën e saj apo për të tjera. Është një ngjarje që do të tremb apo sikletos cdo gazetar apo punonjës të mediat.
Unë mendoj se roja ka qenë viktimë aksidentale se nuk ka qenë nje precizion te kabina e tij. Po të ishte ai do e godisnin në një ambient tjetër. Unë them që është një vrasje aksidentale dhe nuk ka lidhje me të por me Top Channel.
Top Channel është në momentin më të mirë, me vëmendjen ndaj Big Brother dhe ata e goasin para fushtës, janë ekspozuar probleme edhe për korrupsionin dhe kriminalitetin. Mund të jenë mesazhe për të gjithë mediat e tjera në këtë vend.