Familjarët e ish-deputetit Pashko Ujka i cili u vra në Shkodër mbrëmjen e 29 nëntorit kanë reaguar për ngjarejn e rëndë.
Bëhet me dije se ata ofrojnë 25 mijë euro shpërblim për këdo që do të ofrojë ndihmë për gjetjen e autorit.
Mësohet se Ledisia Ujka, e bija e ish-deputetit ka deklaruar se kushdo që di ndonjë informacion ose detaj për iformacionin të kontaktojë menjëherë me familjen e saj. Familja Ujka ka vendosur në dispozion edhe numrin +355 67 61 75 086, duke garantuar anonimatin për cilindo qytetar që jep informacione. Vajza e ish-deputeti thotë se kanë vendosur numrin e tyre personal dhe jo të policisë për arsye se nuk kanë besim.
Duke folur në një emision televiziv, e bija e ish-deputetit tregoi se dosjen e vrasjes së Pashko Ujkës do ta hapin edhe në Itali për arsye se ish-deputeti ka patur nënshtetësi italiane. Ish-deputeti Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit. Ai u qëllua me armë zjarri në shpinë teksa ishte me bashkëshorten e tij pranë banesës dhe ndërroi jetë 2 orë më pas në spital.
Kujtojmë se Pashko Ujka ka mbajtur postin e deputetit në disa legjislacione. Në vitet 2005-2009 ai lëvizi nga Partia Aleanca Demokratike te PDK e Nard Ndokës, ku ushtroi për disa kohë funksionin e kreut të grupit parlamentar. Në vitin 2009 ai pati disa mosmarrëveshje me Nard Ndokën dhe u shkarkua nga ky i fundit. Në vitet 2011-2015 Ujka ka qenë në krye të Komunës së Velipojës. Atentati i 29 nëntorit nuk ishte i pari ndaj tij, pasi ai ka qenë në “shënjestër” edhe dy herë të tjera.