Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 21 vite burgim Izet Haxhinë.
Në fillim të janarit, Prokuroria kërkoi 25 vite burg për të lidhur me akuzën e vrasjes së Azem Hajdarit.
Organi i akuzës sqaroi meqenëse i pandehuri akuzohet dhe kërkohet të dënohet për kryerjen e tre veprave penale, në këtë rast ka vend për zbatimin e nenit 55 të K. Penal, për bashkimin e dënimeve.
Pra, bazuar në nenin 55, kërkohej që ndaj të pandehurit të caktohet një dënim i vetëm i bashkuar prej 25 vjetësh burg, nxjerrë nga dënimi më i rëndë i shkuar.
Për të përgatitur konkluzionet për të pandehurin, avokatët kërkuan kohë, një kërkesë e cila u pranua nga gjykata dhe në këto kushte seanca gjyqësore u shty për sot.
Izet Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri, ku është dënuar me 25 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator të vitit 1998. Pavarësisht se ai kërkoi rigjykim, prokuroria kërkoi përsëri të njëjtin dënim.
Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës dhe në vitet kur qeveriste Partia Demokratike ka qenë i njohur konflikti mes tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së.