Teksa kujton30-vjetorin e Lëvizjes Studentore, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se “nuk kishte gjë më të trishtë se sa lajmi për vrasjen e 25 vjeçarit nga forcat e policisë”.
Në postimin e saj në Facebook, Tabaku thekson se PD ka qenë dhe është një parti që do t’i mundësojë të rinjve mundësinë jo vetëm për të rritur veten, por edhe për ndihmuar Shqipërinë të ecin përpara.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Akademia Politike
Sot dita e Rinisë, ku 30 vjet më parë rinia u ngrit për të ndaluar diktaturën e përgjakshme komuniste. Në këtë ditë nuk kishte gjë më të trishtë se sa lajmi për vrasjen e 25 vjeçarit nga forcat e policisë në kundërshtim me çdo ligj. Pikërisht për këtë folëm sot, për rininë dhe dëshirën e tyre për ndryshim.
Për rininë dhe papunësinë, se si duhet të luftohet kjo uri e madhe për të ikur nga vendi i të parëve tanë. PD ka qenë dhe është një parti që do t’i mundësojë të rinjve mundësinë jo vetëm për të rritur veten por edhe për ndihmuar Shqipërinë të ecin përpara. Prandaj besojmë se së bashku me rininë do t’i rikthejmë Shqipërisë dinjitetin e nëpërkëmbur, besimin tek rinia dhe besimin tek Shqipëria.
https://www.facebook.com/jorida.tabaku/?ref=nf&hc_ref=ARS-LrtHK9g9FclOVpMOMfp4uajoUKfMLxQtHiR-IKRW0nfFrlr8Jy0nTR4z1Pmx9LY