Vodhi mbi 1 mln euro në vendin e punës në Gjermani/ Arrestohet kriminelja në kërkim ndërkombëtar

Mirnesa S., e dyshuar për grabitje të një shume të madhe, një milion eurove në Gjermani, është arrestuar në aeroportin e Shtutgartit, sipas gjermanit Bild. Vodhi më shumë se një milion euro nga vendi ku punonte, Mirnesa S., nga Bosnja dhe Hercegovina, është kapur në aeroportin e Stuttgartit të hënën rreth orës 19:45. Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe policia kishte vendosur një shpërblim rreth 37 mijë e 500 euro për informacion për vendodhjen e saj. Sipas mediave të huaja, nga informacione e deritanishme thuhet se ajo ka njoftuar përmes avokatit të saj se do të dorëzohet.



Mirnesa, e cila vodhi një milion euro në Shtutgart, planifikoi grabitjen 250 metra larg policisë, pasi kjo është largësia e banesës ku ao jetonte dhe policisë dhe përsëri nuk e ndali asgjë. Në tetor ajo vodhi një milion euro teksa punonte për një kompani që ndër të tjera kryente operacione transporti parash në Shtutgart. Ajo i futi paratë në një qese të zezë dhe u zhduk.



Siç shkruante Bild në momentin e kërkimit të të arratisures, Mirnesa mburrej për një jetë luksoze në rrjetet sociale. Ajo ishte e lumtur të tregonte çantat, orët dhe bizhuteritë e shtrenjta dhe pozonte në festa luksoze. Miqtë e saj e quanin Miki, dhe ajo më parë ka punuar si kamariere. Autoritetet gjermane kanë rënë në gjurmë të një 42-vjeçare, që akuzohet se ka vjedhur mbi 1 milion euro nga një kompani transferimi parash në Stuttgart, ku ishte e punësuar.

Author: morevesh