Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka sulmuar Sali Berishën.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi i quajti shoqatë “non grata” Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. “I lamë hapësirën e duhur për turin e përditshëm të shoqatës “non grata”. Nga 9 shtatori, demokratët dhe shqiptarët dëgjojnë një lumë gënjeshtrash nga Sali Berisha”, tha Bardhi.
Bardhi gjithashtu shtoi se Berisha paralajmëroi për dhunë gjatë protestës së të shtunës.
“Sot paralajmëroi akte dhune në selinë qendrore të demokratëve. Absurdi i protestës kombëtare që ka thërritur për hallin personal është se Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në bunker për një person të shpallur non grata”, shtoi Bardhi.
“Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shanc që PD ta kthejë bunker ku strehët ai e trafikantë droge. Flet për banda në selinë e PD, vetë vjen i shoqëruar me trafikantë droge e quan bandë stafin e PD. Dhe ju flas me emra:
Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, shoqëron Berishën jo Bashën
Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Berishës, shkeloi dyert e selisë qëndrore të PD, një person në kërkim nga Britania.
Nëse Berisha ka ndonjë fakt, t’i bëjë publike. por mos përpiqet që me gënjeshtra të ndryshojë dy realitete. Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje, janë anëtarë të Komisionit të rithemelimit.
Demokratët do vrasin demokratët, të përplasë demokratët me demokratët këtë qëllim ka Berisha? Demokratët nuk do përplasen për hallin personal të berishës.” u shpreh Bardhi.